• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI TURISTIK I 2018-ës/ SHIFRAT: Në DY muaj erdhën 2.5 milionë të huaj
Home
Media të Huaja

SEZONI TURISTIK I 2018-ës/ SHIFRAT: Në DY muaj erdhën 2.5 milionë të huaj

30 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku deklaroi sot në një intervistë për mediet se në dy muaj Shqipërinë e kanë vizituar 2.5 milionë turistë të huaj.

Duke folur për numrin e turistëve të huaj në Shqipëri për periudhën korrik-gusht, zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Çeku tha se “jemi në fund të gushtit, por nuk jemi në fund të sezonit të verës, sepse edhe parashikimet e motit dhe fluksi i turistëve jep indicien se dhe shtatorin do ta kemi me një numër të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që vijnë me pushime, por deri tani, korriku dhe gushti, jemi me 2.5 milionë turistë të huaj, apo krahasuar me një vit më parë kemi gjysëm milioni turistë të huaj më shumë”.

“Ne kemi rritje të madhe në pika që nuk kanë patur fluks të madh më parë, siç është porti i Sarandës, Vlorës dhe Durrësit, ku rritja e turistëve të huaj ka qenë me 20%. Po ashtu, aeroporti ndërkombëtar ka një fluks të madh, sepse kemi fluturime të reja çarter dhe hyrja kap nivelin 30% më shumë në gusht, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, – tha Çeku.

Rritja, tha zëvendësministri i kalon pritshmëritë tona, ndonëse kemi qenë të kujdesshëm për të projektuar numrin e turistëve dhe këtë vit do të synojmë të kemi 6 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri në krahasim me 2017, që ishte 5.1 milionë vizitorë të huaj. Ky është synimi për të gjithë vitin 2018, por shpresojmë se do kapim shifrën 6 milionë”.

Më tej, Çeku tha se kur filluam këtë vit përgatitjet me aksionet e pastrimit dhe shërbimet turistike ne thamë se do të synojmë një Shqipëri jo vetëm bregdetare, por dhe e turizmit malor, kulturor, i sporteve të aventurës e kulinarisë.

Turizmi kulturor, gjysëm milion vizitorë të huaj, 65% më shumë se një vit më parë

“Ne kemi shifra inkurajuese për turizmin kulturor, pasi periudha janar-korrik i këtij viti ka shënuar numër rekord, flasim për gjysëm milion vizitorë, ose 65% më shumë se një viti më parë”, – theksoi Çeku.

Më tej, ai shtoi se “kemi një numër festash, mbi 500 festa lokale, kryesisht gjatë verës, por dhe në stinë të tjera. Këto festa kanë qenë të preferuara dhe kanë qenë edhe një promocion i shtuar për Shqipërinë, për një Shqipëri turistike në të gjitha stinët”.

Promocioni i turizmit në Shqipëri nga mediet e huaja, vlerë e shtuar

“Promocioni i turizmit në Shqipëri nga mediet e huaja ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri dhe është një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por promovimi më i mirë është mundësia jonë për t’i pritur turistët”, – theksoi ai.

Po ashtu Çeku tha se pritja është kryesorja, ka të bëjë me pastrimin ku ne arritëm të pastrojmë 20 mijë tonë mbetje, por rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka të bëjë edhe me promovimin që i kemi bërë Shqipërisë, për një Shqipëri turistike të qetë, të pastër dhe të sigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U OPERUA NË SPITAL/ Këngëtarja shqiptare RIKTHEHET në normalitet. Fillon punën për...
Previous article PASTRIMI I PLAZHEVE TË SHQIPËRISË/ Rama nxjerr pamjet: 1000 të rinj ndihmuan turistët e huaj për guidat

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT