• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Presidenti Vuçiç: Nuk do të përfitojmë asgjë nga bisedimet me Prishtinën
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Presidenti Vuçiç: Nuk do të përfitojmë asgjë nga bisedimet me Prishtinën

29 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të donte që problemi i Kosovës të zgjidhej “njëherë e përgjithmonë”, por ka konstatuar se zgjidhja është larg dhe se sipas parashikimit të tij, Beogradi nuk do të fitojë asgjë në bisedimet me Prishtinën.

“Nëse nuk na japin asgjë, çfarë të bëjmë… Unë, nëse guxoj të parashikoj – kështu edhe do të jetë”, tha Vuçiç, raporton agjencia serbe “Beta”.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të luftohet për zgjidhje racionale dhe reale për Kosovën e cila do të mundësojë që interesat e Serbisë të jenë të ndërlidhur.

“Nëse mund të merremi vesh, mirë, e nëse jo, prapë është mirë”, tha më tej presidenti serb.

Kreu i shtetit serb deklaroi se se është “krenar” kur sheh që atë e sulmojnë nga Evropa e bota, edhe shqiptarë edhe serbë, dhe se për të është me rëndësi që qytetarët të dinë se çka ka dashur në një moment dhe çka ka mundur të realizojë.

“Le të vlerësojnë njerëzit se a kam pasur të drejtë pas 30 a 40 vjetësh, do të shihni, do të thonë, ai Vuçiç ka pasur të drejtë që ka folur”, tha presidenti serb, Vuçiç.

I pyetur se për çfarë ka pasur të drejtë, ai tha se kjo varet nga fakti se, përveç interesave serbe e shqiptare, ekziston edhe interesi i të huajve dhe interesat e shërbimeve të tyre të inteligjencës.

Presidenti serb ka thënë se i kupton të gjithë ata që kundërshtojnë demarkacionin, siç është qëndrimi i kancelares Merkel, por shtoi se nuk i kupton “njerëzit tanë” të cilët dëshirojnë “të shkatërrojnë Vuçiç, e madje edhe nëse shkatërrohet Serbia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGTIA BOTËRORE/ SHBA akuzon Rusinë për shkeljen e rregullave
Previous article Serena Williams dhe uniforma e SKANDALIT në turneun e Roland Garrow

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT