Pas publikimit të audio-përgjimit mes Denar Bibës, ish-kreut të KQZ dhe anëtarit të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku, ka reaguar dhe deputeti i PD, Edi Paloka.
Sipas Palokës, Biba nuk ka faj që habitet për akuzat që i bëhen sepse është përfqësues i një qeverie që shantazhin dhe korrupsionin e kanë metodë normale pune.
“Biba i Rames ka dy dite qe “habitet” me akuzat qe i behen pse ka shantazhuar nje antar te Gjykates se Strasburgut. Nuk ka faj ;ai eshte perfaqsues i nje qeverie qe shantazhin dhe korruptimin e kane metode normale pune”, ka shkruar deputeti.
Gjithashtu, ai ka shtuar se një kryeministër që blen votën e mjeranëve, që korrupton prokurorë madje dhe ambasadorët e huaj, sipas Palokës, pse nuk duhet ta bëj dhe këtë me një gjyqtar të Strasburgut.
REAGIMI I PLOTË:
Biba i Rames ka dy dite qe “habitet” me akuzat qe i behen pse ka shantazhuar nje antar te Gjykates se Strasburgut.
Nuk ka faj ;ai eshte perfaqsues i nje qeverie qe shantazhin dhe korruptimin e kane metode normale pune .
Nje kryeminister qe ble voten e mjeraneve , qe korrupton prokurore, gjyqtare , deputete e deri ambasadore te huaj, qe shantazhon e ve nen presion kedo tjeter qe nuk i bindet, pse nuk duhet ta bej kete dhe me nje gjyqtar te Strasburgut…?! Prandaj habitet Biba , pse e akuzojne per nje gje qe eshte krejt normale?!


