• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Ish përfaqësuesit e OKB: Të braktisen propozimet për shkëmbim territoresh
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Ish përfaqësuesit e OKB: Të braktisen propozimet për shkëmbim territoresh

29 August, 2018 k.autor Rajon

Bildt, Ashdown,Schwarz-Schilling: Të braktisen propozimet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ish-përfaqësuesit e Lartë të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carld Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schiling i kanë drejtuar sot (29.08.) një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe ministrave të Jashtëm të BE për diskutimin për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në letër ata shprehin “shqetësim të thellë” për sugjerimet e bëra nga zyrtarë të lartë të BE se ata mund të mbështesin një marrëveshje midis Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, që parashikon shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës përmes “korrigjimit të kufijve”.

“Ne e njohim rajonin mjaft mirë, për të deklaruar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato”, konstatojnë në letër Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling.

Përsa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës ata shprehin shqetësimin se një veprim i tillë do t’u jepte “mbështetje atyre që do të preferonin ta shpërbënin vendin, që bëjnë tashmë thirrje për një kthim në statuskuonë para Daytonit”.

Më tej ata theksojnë se e njohin BE dhe Evropën mjaft mirë për të kujtuar “se parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë që paqja e qendrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ricaktojmë kufijtë për të krijuar komunitete monoetnike”.

Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling theksojnë se “asnjë politikë nuk ka më shumë gjasa që të na kthejë pas në ndarje dhe konflikt në Ballkan se ajo që me sa duket po mbështesin disa.”

Ata nuk kanë dyshim se kjo “rrezikon të destabilizojë marrëveshjet aktuale si në Maqedoni, të minojë unitetin e shteteve si Bosnja” dhe të inkurajojë ata që dëshirojnë të shohin shkëmbime territoresh si në Ukrainë, “që ka gjasa të çojë në eksodin e minoriteteve nga komunitetet e tyre ekzistuese”.

Së fundi Bildt, Ashdown dhe Schwarz-Schilling, që qenë përfaqësues të OKB-së në Bosnjë e Hercegovinë midis viteve 1995 deri 2007, bëjnë thirrje që propozimet e mësipërme për ndryshimin e kufijve “të braktisen pa vonesë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekspertët paralajmërojnë rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse
Previous article SULMOI POLICËT/ Çfarë vendosi Gjykata për Fierakun që nuk iu bind urdhërave dhe GODITI efektivët

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT