Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër.
Ditën e sotme kemi përzgjedhur një nga plazhet më të populluara në Llamanit. Edhe këtu, ka një kontradiktë të madhe midis përshtypjeve të një të huaji e shqiptarit.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist italian është:
“Një plazh i vogël, me ujë të ftohtë që buron nga mallet. Ngjyra e detit është aq e veçantë sat ë jep një ndjesi speiale.
Dy restorantet qe ka plazhi janë shumë të mira, me muzik modern dhe parti me shkumë.
Shërbimi është ndër më të mirët në gjithë Shqipërinë, pasi ka shumë kamarierë dhe kuzhinierë të mirë.”
Ja një koment tjetër mëposhtë nga një shqiptar.
“Aty skishte ku shkonte më keq!
Kanë këtë rrëgullin idiot ku nuk mund të sjellësh ushqime me vete, por duhet ti blesh aty. Unë kam fëmijë dhe më duheshin shumë ushqime si psh qumësht apo biskota dhe ato më thane jo.
“Nëse do të hysh në plazh sduhen ushqime dhe pije me vete”
U largova menjëherë.”
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


