Ish ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani është shprehur kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Ai ka nënvizuar se pas çdo vizite të komisionerëve të BE, shqiptarët kanë humbur miliona euro si në rastin e CEZ ashtu dhe kufij detarë dhe tokësorë në rastin e Hahn.
Për Manjanin, negociatat me BE janë një kosto shumë e lartë për Shqipërinë.
Postimi i plotë i Manjanit:
Dje:
Erdhi Fyle, Komisioner i BE dhe ne morëm ÇEZ. Iku Fyle, iku edhe ÇEZ.
Shqipërisë i humbën disa milionë Euro. Goxha milionë…
Por, hajt më për atë status, paguam diçka…☹️
☹️
Sot:
Erdhi Hahn erdhi dhe loja kufinjve. Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!
Ndërkohë në Shqipëri “drithen” femrat kur vjen Hahn për vizitë…
Për ato të shkreta negociata, vazhdojmë të paguajmë, por në natyrë…
Konkluzion:
Një drejtor Banke në Itali më tha: “Komisioner në BE do doja të isha. As punë e as përgjegjësi.
Përdorin autoritetin për të ndikuar ku munden për çështje private. Rroga super të larta…”
Ka të drejtë! Komisioni i BE është vetëm sporteli ku dorëzohen letrat.
Mbetëm duke berë qoka për “sportelistët”…


