• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASTRIMI I KALASË SË BERATIT: Aksion për heqjen e mbetjeve. Vullnetarë të rinj marrin pjesë në…
Home
Media të Huaja

PASTRIMI I KALASË SË BERATIT: Aksion për heqjen e mbetjeve. Vullnetarë të rinj marrin pjesë në…

29 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po vizitohen nga turistë vendas e të huaj, të cilët kanë interes të mësojnë për historinë dhe kulturën e vendit tonë.

Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve, ashtu si në fillim të sezonit, por edhe tani që është në prag të përfundimit të tij, vijon të jetë në vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat dhe Smile Albania organizuan ditët e fundit një aksion pastrimi në ambjentet e kalasë së Beratit.

“Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve dhe jo vetëm është detyrë dhe përgjegjësi për të ofruar një turizëm cilësor. Aksione të tilla kërkojnë të ndërgjegjësojnë dhe të tërheqin vëmendjen e komunitetit për mbajtjen pastër të një mjedisi me vlera kulturore siç është kalaja e Beratit”, shprehet DRTK, Berat.

Kalaja e Beratit vijon të jetë atraksioni turistik i preferuar për turistët e huaj dhe vendas në këtë sezon veror. Gjatë 20 ditëve të para të muajit gusht kalaja e Beratit u vizitua nga 14669 vizitorë, mes të cilëve 9612 kanë qenë vizitorë të huaj. Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRUAN DERI NË VDEKJE XHAXHAIN/ Dy nipërit në burg vetëm 45 ditë. Gjykata pret ekspertizën
Previous article SUPER MODELJA ARGJENTINASE/ E dashura e Belottit, "zhduket" nga rrjetet sociale (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT