• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ Orban-Salvini, aleancë kundër Brukselit për emigracionin
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRANTËVE/ Orban-Salvini, aleancë kundër Brukselit për emigracionin

29 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Hungaria dhe Italia po farkëtojnë një aleancë të re kundër emigrantëve në Europë. Viktor Orban dhe Mateo Salvini kanë gjetur gjuhën e përbashkët në përpjekjet për të ndryshuar mënyrën sesi përballet blloku europian me emigracionin.

 Në mënyrë të vazhduar, që të dy ata e kanë sfiduar Brukselin duke refuzuar të pranojnë azilkërkues të tjerë dhe nuk e mbajtën sekret admirimin për veprimet e njëri-tjetrit përpara takimit në Milano.

Kryeministri hungarez dhe ministri i Brendshëm italian bënë thirrje për krijimin e një aleance antiemigrantë me qëllimin – siç thanë, – të parandalohet emigrimi masiv në Europë nga rajonet problematike të Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

“Ne ramë dakord që emigracioni është çështja më e rëndësishme. U pajtuam po kështu të ndjekim së bashku një agjendë antiemigracion. Hungaria e tregoi se ai mund të frenohet në tokë dhe Italia dëshmoi që mund të ndalohet edhe në det”, tha Orban.

Siguria e Europës – shtoi Orban, – varet nga suksesi i tij duke iu referuar kështu Salvinit, të cilin e përshkroi si hero dhe si partnerin e tij për bllokimin e bërë anijeve me emigrantë.

Edhe pse vijnë nga fraksione të ndryshme, Salvini nga “Lega Nord” e ekstremit të djathtë dhe Orbani nga qendra e djathtë, të dy ata kanë vendosur të bashkëpunojnë përpara zgjedhjeve europiane.

Salvini deklaroi se Italia dhe Hungaria do të përpiqen të krijojnë një union “që përjashton socialistët e të majtën dhe i rikthen qendrës vlerat e identitetin që përfaqësojnë partitë e saj”. Mijëra vetë ndërkohë zbritën në rrugët e Milanos në një protestë kundër këtij takimi të organizuar nga e majta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse RONALDO do të mungojë tek PORTUGALIA
Previous article E PAPRITUR/ PORTIERI më i mirë në BOTË nuk RINOVON, është i zhgënjyer nga...

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT