Audiopërgjimet. Kjo duket të ketë qënë kryefjala e opozitës kundrejt qeverisë, ditët e fundit. Duke e përdorur si armën e tyre më të fortë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën prej kohësh i nisin sulmet e tyre aprtiake nisur nga audiopërgjime që këta të fundit ende nuk dihet se si arrijnë ti kenë në dorë.
Më i bujshmi ishte sigurisht ai i vëllait të ministrit Xhafaj. Aty ku opozita pretendonte se njëri nga zërat që ishte Agron Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Itali.
E pas kësaj, një numër i madh akuzash vërshoi mbi ministrin dhe qeverinë duke mos menduar në asnjë moment që ky i fundit të ishte një alarm fals.
I dyti, doli në “pah” sot. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kishte për qëllim të sulmonte maxhorancën.
Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, Neritan Sejamini ka botuar në portalin e tij një bisedë audio të përgjuar mes ish kryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku.
Sipas këtij publikimi, pretendohet se Biba ka kërkuar favore nga Strasburgu. Ky i fundit në deklaratën sqaruese bente thirrje opozitës ta nxirrte të plotë, duke lene të kuptohej se ishte censuruar.
Problemi nuk qendron tek sulmi i opozitës, pasi tek e fundit në çdo vend të botës e njëjta histori ështe. Por opozita shqiptare zgjedh ti bëj në forma që të duken sa më të besueshme, që fatkeqësisht bëjnë “zhurmë” vetëm tre ditë.\
Kujtojmë se opozita ka bërë të ditur se audipërgjime të reja do të vijnë.
/AlpeNews.al




