Pas akuzave të audio-përgjimit të publikuar vetëm para pak orësh, ka reaguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rrjetet medietike televizive shqiptare, ish-kreu i KQZ-së Denar Biba.
Ai ka shpjeguar se:
Ne asistonim z.Ministër Niko Peleshi për të arritur zyrtarisht shtyerjen e afatit për detyrimin që kishte shteti shqiptar në një çështje drejtësie në Gjykatën e Strasburgut. Paraprakisht ne po kërkonim një shtyrje të dytë, disa mujore. Në ambjentet e Gjykatës kam takuar mikun tim të ngushtë, Bledi Bianku i cili në atë bisedë shumë miqësorë, pasi po flitet për shantazhe të cilat janë manipulime. Nuk mund të shantazhohet Z.Bianku sepse nuk ka asgjë për të cilën mund të ndodhë kjo. Më ka pyetur për karrierën time, dhe unë e kam pyetur për të dhe e kam informuar se përse kemi ardhur. E në cilësinë e të gjithë çështjes i kam kërkuar mendim, dhe i kam kërkuar edhe idetë për atë që flitet. Në këtë bisedë më ka pyetur përse pranova detyrën e kreut të KQZ-së, dhe i jam përgjigjur se me kërkesë të Kryeministrit kam pranuar këtë detyrë sepse “treni njëherë të vjen në stacion”, e nëse do të kisha një shmangie mendova ta vlerësoja këtë gjë që më erdhi. Mjafton të dalë audio e plotë, sepse çdo shkëputje nga ajo e vërteta e cila është nja një orë e ca nuk mund të shantazhojë askënd. Neveris si prind, si bashkëshort, dhe si person në këtë pozicion ku jam.
/ALPENews.al


