28 vjet më parë, shpërbërja Bashkimit Sovjetik shënoi rënien e komunizmit në Evropë dhe një epokë të re të demokracisë, liberalizmit perëndimor dhe rritjes ekonomike në gjithë rajonin, që dikur ishte i ndarë nga e ashtuquajtura Perde e Hekurt.
Ulja për herë të fundit e flamurit sovjetik simbolizoi fundin e mbizotërimit komunist në një rajon që dy muaj më herët kishte rrëzuar qeveritë totalitare të krijuara sipas modelit të Moskës. Kishte filluar një epokë e re.
Sot Evropa ka një pamje shumë të ndryshme.
EVROPA sot e gjen veten të ndarë në dy grupe vendesh evropiane me ritme të ndryshme: njëri i përbërë nga anëtarët fillestarë në Perëndim, dhe tjetri me anëtarë të rinj, më pak të zhvilluar në lindje, kur kriza e imigrantëve ka nxitur ngritjen e lëvizjeve nacionaliste të së djathtës së skajshme, dhe siç druhen disa, mundësi të reja për rritjen e ndikimit rus.
/Alpenews.al




