• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Aplikacion i ri për tërmetet
Home
Teknologji

Aplikacion i ri për tërmetet

20 October, 2017 Ina.Autor Teknologji

Që prej goditjes së Meksikës nga dy tërmete të fuqishme në muajin tetor, të cilat morën më shumë se 460 jetë njerëzish, një “start up” paralajmërimi i quajtur “SkyAlert” i ka dyfishuar përdoruesit e tij në 5.8 milionë, gjë që e bën njërin prej aplikacioneve më të shkarkuara në vend.

“SkyAlert” ka gjetur treg të mirë edhe në shitjen e alarmeve për bizneset e vogla në kryeqytet, e tani po kërkon të zgjerohet në Amerikën Latine, duke përfshirë këtu Kolumbinë, Perunë dhe Kilin, ku nuk ekziston një sistem zyrtar paralajmërimi, megjithëse preken vazhdimisht nga tërmetet.

Drejtori i “SkyAlert”, Alvaro Velasco tregon se ka pasur një rritje të menjëhershme të kërkesave, pas lëkundjeve vdekjeprurëse të tokës në Mexico City.

“Nuk ka asnjë dyshim se tërmetet dhe impakti që patën mbi përdoruesit e aplikacionit muajin e kaluar e ka shtuar ndjeshëm nivelin e interesimit. Ne jemi shumë pranë përfundimit të këtij raundi përpara se të kalojmë në tregun ndërkombëtar, gjë që planifikojmë ta bëjmë në vitin 2018”, tha Alvaro Velasco, krijues i “SkyAlert”.

Gjetja e një modeli të qëndrueshëm biznesi për aplikacionin monitorues të tërmeteve ka qenë sfidë më vete, edhe për faktin se rregullat e reja të hyra në fuqi në Mexico City e kanë kufizuar aftësinë e “SkyAlert” për të përfituar fonde përmes financimit publik.

Ai konkurron me ish-partnerin e vjetër, sistemin zyrtar paralajmërues të Meksikës, të drejtuar nga mekanizimi qeveritar jofitimprures “CIRES”, i cili u krijua pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1985, që vrau me mijëra vetë.

alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet një anëtar i organizatës terroriste ISIS në Greqi
Previous article Shikoni sa informacion mund të mbajë truri i njeriut

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT