• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE Kryeministri çek kërkon që Evropa të ketë “plan gjithëpërfshirës” për…
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE Kryeministri çek kërkon që Evropa të ketë “plan gjithëpërfshirës” për…

28 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, tha se nevojtitet një plan gjithëpërfshirës veprimi për të ndaluar migrimin e paligjshëm.

“Nëse Italia dhe Malta nuk i mirëpresin migrantët, Spanja i mirëpret. Në këtë mënyrë, ne u dërgojmë mesazh atyre se mund të vijnë në Evropë, nga Maroku përmes Spanjës”, shkroi Babis në një artikull për gazetën çeke, Dnes.

“Kjo duhet të ndalojë; në të kundërtën, fluksi i migrantëve nuk do të ndalojë kurrë”.

“Planifikoj të diskutoj rreth kësaj me udhëheqësit evropianë”, tha Babis, i cili do të vizitojë këtë javë Italinë dhe Maltën.

Vizita e tij në këto dy vende do të përkojë me atë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili po ashtu ka qëndrim të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm.

“Dua ta diskutoj çështjen me partnerët e mi në Itali dhe Maltë dhe natyrisht me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila së voni ka negociuar me Spanjën”, tha Babis.

“Duhet të nisim bashkëpunimin në mënyrë serioze, për të gjetur një zgjidhje, sepse kemi humbur tre vjet në një debat bosh për kuotat e migrantëve”, tha kryeministri çek.

Migrimi është një çështje e nxehtë në Republikën Çeke, vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, i cili ka pranuar vetëm një numër të vogël migrantësh që nga kriza me ta, në vitin 2015.

Babis përsëriti të hënën se Republika Çeke “nuk do të mirëpresë migrantë të paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITAT NË QYTETIN E KRUJËS/ VIDEO: Turistët rusë tregojnë çfarë pëlqyen nga historia dhe...
Previous article STUDIMI: Si bëhet shpjegimi seksual i ngjyrave në dhomë ose në veshje

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT