Plagosje me arme zjarri ne Ishull Lezhe. Burimet e “Panorama” thane se eshte qelluar ne drejtim te nje personi.
I plagosur thuhet se ka mbetur shtetasi Arben Gjini, i cili ka marre plumb ne kembe dhe shpatull.
Eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Traumes ne Tirane. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por ende nuk ka dale me nje njoftim zyrtar.
“Panorama” meson se ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne fshatin Ishull Lezhe. I plagosuri eshte banues ne Mirdite, por sot ndodhej ne kafe bashke me autorin. Dyshimet e para flasin per nje zenke mes autorit dhe te plagosurit.


