• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FQINJËT QË U VRANË ME NJËRI TJETRIN/ Si degraduan sherret BANALE. Nga prerja e një plepi tek… (FOTOT)
Home
Ekskluzive

FQINJËT QË U VRANË ME NJËRI TJETRIN/ Si degraduan sherret BANALE. Nga prerja e një plepi tek… (FOTOT)

27 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër ku një 54 vjeçar është ekzekutuar me thikë nga fqinji i tij në Shkodër.

Fatkeqësisht, rastet kur fqinjët kanë kërcënuar e vrarë njëri tjetrin janë të shumta. Ajo që vihet re është se gjithnjë e më shumë, motivet bëhen akoma më banale ku kuptohet se sherri degradon për hiçgjë, siç është prerja e një plepi.

Çfarë ndodhi sot:

Prendush Fushaj

Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, “Ura e Thive”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

Është vrarë me thikë Prendush Fushaj, 54 vjeç.

Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fred Pëllumbi, rreth 30 vjeç. Fusha me autorin kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 

Vret fqinjin për të marrë hakun e të vëllait

Viktima

Hasmëria merr një tjetër jetë. Një zinxhir vrasjesh që duket se nuk do të mbarojë kurrë. Kështu ka ndodhur me 67-vjeçari, Skënder Aluku është vrarë me armë nga fqinji i tij, Bujar Xhaferri, i cili është kapur nga një patrullë e Komisariatit nr. 6 para se të dilte në autostradë.

Viktima kishte dalë në mëngjes në orën 7:30 për të pirë kafen. Rrugës ai është takuar me autorin, i cili ka qëlluar mbi të. Ngjarja ka ndodhur në prani të shumë dëshmitarëve, çka ka çuar në identifikimin e shpejt të autorit.

Vrasja ka ndodhur për motive hasmërie pasi autori i sotëm është hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij, nga djali i viktimës.

Vret shokun e fëmijërisë dhe më pas vetëvritet

Mariglen Memaj

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen  në fshatin Gjorm të Vlorës, ka përfunduar me dy viktima.

Mariglen Memaj, 35 vjeç dhe Artjon Shenaj, 31 vjeç, bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë të tyre, ndodheshin në një prej lokaleve të zonës.

Dy të rinjtë nga i njëjti fshat, kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri, pasi prej kohësh jetonin me shkëputje jashtë vendit. Shenaj mësohet se ishte kthyer nga Greqia, ndërsa Memaj nga Franca.

Fillimisht mes tyre ka nisur një debat për motive banale brenda në lokal që është përshkallëzuar në fyerje në drejtim të njëri-tjetrit. Më pas, 31-vjeçari Shenaj është larguar në drejtim të banesës së tij për t’u rikthyer me një armë kallashnikov. Pasi ka hapur derën e lokalit, i riu ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Mariglen Memajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Vret fqinjin për pronë në prani të gruas dhe fëmijëve


Një person është vrarë me armë zjarri, në mesnatë, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.

Viktima është 40 vjeçari Ilir Alija, shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie. 40 vjeçari është qëlluar në banesën e tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, shtetasin Dritan Ymeri dhe e ka rrethuar atë në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.

Ilir Alija ishte mjek me profesion dhe shërbente në një fshat të Shkodrës, ndërsa autori është edhe fqinji i tij.

Çifti vret fqinjin për borxhin 100 euro

Viktima

Konflikti për 100 euro borxh i ka marrë jetën një 47-vjeçari në Paskuqan, ndërsa është plagosur lehtë djali i tij 17 vjeç. Vrasja ndodhi  në Paskuqan, disa kilometra larg Tiranës.

Autorët fillimisht ishin burrë e grua, Besim dhe Ylle Ndreu, respektivisht 35 dhe 30 vjeç, të cilët u ndaluan nga policia.

Policia e Tiranës, e cila ka ndaluar menjëherë bashkëshortët, bëri të ditur se konflikti ka nisur mes tyre, pasi viktima Artur Gjiza, i kishte çiftit Ndreu një borxh prej 100 eurosh. Pjestarët e dy familjeve kanë debatuar fillimisht në telefon dhe më pas janë takuar në aksin kryesor që lidh Paskuqanin dhe Babrrunë, me rrugën e Kamzës.

Pas një debati në rrugë, dy palët kanë nisur të zihen me grushta, ndërsa Ylle Ndreu ka qëlluar fillimisht Gjizën me sopatë në trup. Në këtë moment, bashkëshorti Besim Ndreu e ka qëlluar atë me thikë në kurriz. Ndërsa në përleshje me çiftin, është plagosur në krah edhe djali 17 vjeçar i viktimës.

Vret fqinjin se i preu plepin në pronën e tij 


Një 31-vjeçar nga Luzi i Madh i Kavajës është qëlluar për vdekje me armë zjari nga bashkëfshatari i tij, në të njëjtën kohë edhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

 Xhevdet Saraçi 51 vjeç, babai i katër fëmijëve, ka qëlluar me cifte në drejtim të Ismet Xhanit, 31 vjeç, pasi ky i fundit kishte prerë një plep, i cili ndodhej në pronën e Saraçit.

Mësohet se viktima, pasi ka pirë kafe me fqinjët, kishte shkuar për të prerë një plep, të cilin do ta përdorte për dru zjarri.
Pikërisht në ato momente ka nisur dhe konflikti mes tij dhe fqinjit, të cilët kishin dhe lidhje krushqije menjëri-tjetrin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TË PUSHTOJNË FUTBOLLIN EUROPIAN/ Vizioni i Juventus, një stadium të ri për dy ekipe
Previous article SHQIPTARI QË SHPËTOI McCAIN/ Njihuni me personin që ndihmoi sekretarin të kapur rob në Vietnam (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier Aktualitet

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT