Disa të rinj të qytetit të Vlorës duket se kanë shfrytëzuar ditën e Flamurit për të bërë një protestë, kundër kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Tahiri.
Me pankarta të piramidës se drogës qytetarët kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit dhe e kanë akuzuar atë për shpalljen e narkoshtetit këto katër vite. Protestuesit kanë mbushur sheshin e flamurit me pako hashashi duke ironizuar dhe akuzuar qeverinë.
Ata kanë mbajtur në duar parulla, ku shihet se janë tre efektivët e policisë të arratisur Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Mbi ta qëndron ish-ministri i Brendshëm dhe në krye të piramidës kryeministri Edi Rama.
Në pankartat që mbajnë në dorë shkruajnë ” Ismail Qemali shpalli pavarësinë Rama narkoshtetin”./AlpeNews.al/






