• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT NË RUMANI/ Sulmet ndaj presidentit: Ai nuk është nga tanët, nuk është rumun i vërtetë
Home
Europë

PROTESTAT NË RUMANI/ Sulmet ndaj presidentit: Ai nuk është nga tanët, nuk është rumun i vërtetë

27 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Presidenti rumun dhe minoriteti gjerman, të cili ai i takon, po përballen gjithmonë e më tepër me shpifje. Sulmet ndaj Iohanis bëhen se ai e dënoi dhunën e policisë gjatë demonstratës së 10 gushtit.

“Ai nuk është nga tanët, ai u takon këtyre këtu”, thërret e nervozuar një grua e moshuar me entuziazëm, duke treguar fotografinë e Hitlerit. Ajo e ka fjalën për presidentin rumun Klaus Iohannis. “Ai nuk është rumun i vërtetë,” shton një burrë me pantofla gome.

Gati njëqind vetë, kryesisht të moshuar, u mblodhën në Bukuresht para ndërtesës së Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të demonstruar kundër liberal-konservatorit Iohanis dhe pro qeverisë social-demokrate.

Presidenti Iohannis i përket pakicës gjermane në Rumani dhe është në detyrë që nga viti 2014. Më shumë se gjashtë milionë rumunë e zgjodhën atë si president pavarësisht një fushate shpifjesh gjatë periudhës zgjedhore.

Pamjet nga kjo demonstratë e vogël me tone radikale të djathta, po transmetohen vazhdimisht në kanalet televizive e lidhura me qeverinë. Mesazhi duhet të përhapet sa më tepër: Presidenti është një “i huaj” që vepron kundër interesave të rumunëve.

Fushatë kundër presidentit Iohanis
Demonstrata qe planifikuar si shenjë mbështetje ndaj veprimeve të policisë gjatë demonstratës masive para dy javësh ku morën pjesë mbi 100.000 rumunë për të protestuar kundër kurrupsionit dhe për drejtësi të pavarur. Policia e shpërndau demonstratën në mënyrë brutale duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Deri tani 700 demonstrues të plagosur kanë ngritur padi ndaj policisë.

Fakti që thirrjes për demonstratë në mbështetje të policëve brutalë iu përgjigjen vetëm rreth 100 vetë flet për vete. Po ashtu nuk të habit fakti që demonstruesit do të shpreheshin kundër presidentit, sepse ky e dënoi dhunën e policisë gjatë demonstratës së 10 gushtit. Ai e akuzoi po ashtu qeverinë e drejtuar nga social-demokratët se po sillet në mënyrë irracionale dhe po vepron kundër interesave të qytetarëve.

Shenjë shqetësimi
Fakti që përkatësia e Presidentit në pakicën gjermane në Rumani tani po përmendet gjithnjë e më shumë si argument kundër tij duke e lidhur atë me Gjermaninë naziste është padyshim një shenjë se kundërshtarët e tij po ndjehen të shqetësuar. Pak ditë më parë, kreu i fuqishëm i Partisë Socialdemokrate PSD, Liviu Dragnea, sinjalizoi nisjen e sulmit politik kur u shpreh për fillimin e procesit për shkarkimin e presidentit nga posti. Sipas tij Iohanis është përgjegjës për demonstratën masive, presidenti nuk vepron në interes të Rumanisë dhe duhet të akuzohet edhe për tradhëti të lartë.

Aludime të lidhura me Gjermaninë naziste
Politikanë të tjerë në senatit, si Liviu Pop, u shprehën se partia e minoritetit gjerman “Forumi Demokratik i gjermanëve në Rumani” e themeluar në vitin 1989 nga Iohanis, është një vazhdim i organizatës naziste të minoritetit gjerman në Rumani, prandaj nuk është habi që ai vepron kundër popullit rumun.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për minoritetet gjermane Bernd Fabritius dhe përfaqësues të lartë të minoritetit gjerman në Rumani protestuan me vendosmëri ndaj kësaj fushate. Por me sa duket pa efekt. Sepse një ditë pas tyre, ministrja e Punës, Lia Olguta Vasilescu, e sulmoi sërish presidentin duke e quajtur “neamtz’ – nemce.

“Neamtzul” – Gjermani e ka fajin, thërisnin edhe protestuesit e së shtunës pasdite (25.08.) dhe mediat proqeveritare po i shpërndajnë pamjet nga kjo demonstratë. Por ndërkohë artistë dhe gazetarë rumunë kanë nisur një fushatë në mediet sociale me hashtagun #neamtztoo – Edhe ne gjermanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Humb jetën kamionisti shqiptar. Pësoi ATAK KARDIAK ndërsa punonte
Previous article LORI HOXHA NË ALARM/ Bën vizitën te klinika e syve edhe tregon frikën e saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT