Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist austriak është:
Nuk di çfarë të them për vendin tuaj. Është një mrekulli që në momentin që e kam vizituar. Kam ardhur në një periudhë jo fort të mirë për Shqipërinë sepse sapo kishte plasur lufta civile, dhe ndodhnin gjithnjë e më tepër ngjarje të rënda dhe vrasje. Por përtej këtij momenti ndoshta të errët në periudhën politike tuajën, Shqipëria më ka hyrë në zemër për mikëpritjen, dhe bujarinë e njerëzve. Jo vetëm kaq, por kam ardhur me qindra herë të tjera për të pushuar në Durrës e deri në jug që nuk kam lënë asgjë pa vizituar.
Por nuk mendon kështu komentuesi i mëposhtëm shqiptar:
Ti paske ardhur në një kohë kur çdo gjë ishte zero, dhe njerëzit ishin në tentativë për të vrarë njëri tjetrin (dhe e bënin). Megjithatë dua të të falenderoj që ke bërë këtë koment negativ për vendin tim, por ne nuk duam kështu turistësh.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


