• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “PARKU I TOMORRIT”/ FOTO: Turistët çekë aventura në kanionet e Osumit dhe…
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “PARKU I TOMORRIT”/ FOTO: Turistët çekë aventura në kanionet e Osumit dhe…

27 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Vijnë për herë të parë dhe befasohen nga bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Pasi vizitojnë qytetin e Beratit dhe muzet e tij të shumtë, turistët çekë udhëtojnë drejt aventurës në kanionet e Osumit. Të orientuar nga grupet e të rinjve të “Smile Albania” dhe të shoqëruar nga ekploratorët e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Beratit, udhëtuan drejt kanioneve me varkat e tyre sportive. Kanionet e Osumit kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e aventurierëve të sporteve të ujit dhe këtë fund javë ishin vizitorët çekë që u prezantuan me këtë mrekulli natyrore.

Berati ka qenë një nga qendrat më të vizitueshme këtë sezon veror nga turistë të natyrës dhe ata të turizmit kulturor. Nga të dhënat e Drejtorisë  Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, vetëm gjatë muajit gusht është vizituar nga 15 mijë turistë.  “Në 20 ditët e para të gushtit Kalaja e Beratit ka pritur rreth 14669 vizitorë, mes të cilëve 9612 kanë qenë vizitorë të huaj”, thonë specialistët e kësaj drejtorie.

Brenda sipërfaqes së Kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bahçesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur Kala. Mbi të gjitha, brenda këtyre mureve ndodhet dhe Muzeu Onufri që është një nga më të vizituarit në kështjellë. Berati, me trashëgiminë e tij kulturore, me historikun, me peizazhin dhe me natyrën befasuese të tij, ishte këtë sezon verorë epiqendra e turizmit të kulturës dhe të natyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KANË RËNDËSI GOLAT/ Juventusi thyen REKORDIN e parë me RONALDON
Previous article ÇUDIRAT SHQIPTARE/ Luanin Elbasani dhe Lushnja: Në fushë hyn një QEN dhe BËN...  (VIDEO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT