• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Reagon Krasniqi: Thaçi nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka të Kosovës
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Reagon Krasniqi: Thaçi nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka të Kosovës

27 August, 2018 g.autor Rajon

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë një reagim të fortë në faqen e tij në Facebook për planin Vuçiç-Thaçi, sipas të cilit pritet rishikimi i kufijve të kufijve të Kosovës. Politikani I njohur mes të tjerave ka lënë të nënkuptohet se nëse vazhdohet të ecet në këë rrugë, “mund edhe të shpërthejë përsëri lufta”.

“Pas gushtit, sërish vjen marsi, të shpresojmë që nuk do të jemi të shtrënguar t’i përvishemi një marsi të ri”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se të gjithë duhet ta dimë se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë dhe se çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është larë me gjakun e atdhetarëve shqiptarë, me flijimet e shumta të kombit.

Shënimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

PAS GUSHTIT SËRISH VJEN MARSI!

Epopeja e lavdishme e Jasharajve të Prekazit, e 5, 6 e 7 marsit 1998 e cila që bërë sinonim i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ajo që i ka hapur të gjitha rrugët e mobilizimit e të masivizimit të kombit për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kjo epope e cila ishte frymëzim për çlirimtarët, ishte frymëzim edhe për të gjithë artistët që e përjetësuan atë në kujtesën e kombit. Epopeja e marsit e Adem Jasharit u përjetësua me një shpejtësi drite në veprën artistike të Ilir Shaqirit, në himnin e UÇK-së: “Sërish vjen marsi”. Sërish vjen Marsi për t’i dhënë vendit zgjidhjen e duhur!

Sakrificat dhe flijime e shumta gati një shekullore të kombit, u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999, e më pas me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Viteve të fundit me bisedimet politike të Brukselit të zhvilluara që gjashte vite në mes Kosovës e Serbisë, të cilat seriozisht e kanë rrezikuar tërësinë e Republikës për shkak të papërgjegjësisë së Hashim Thaçit dhe të gjithë atyre që e mbështeten, që nga marrëveshja e 19 prillit 2013. Papërgjegjësia po del të jetë edhe më e madhe e të gjithë atyre që ia dhuruan shkopin e mbretit, shkop që ai po e përdor si kërbaç mbi tërësinë territoriale të atdheut! Faktet flasin se edhe me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Vjenë në gusht të vitit 2015 për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Kosova humbi mbi 8000 hektarë tokë.

Edhe ketë vit, serish në gusht, përsëri Vjena dhe sërish Hashim Thaçi me “marrëveshje të re për t’i qethur e përqethur kufijtë e Kosovës”! Kësaj radhe nën plafin e “korrigjimit të kufijve”. Nuk mund të ketë asnjë dyshim, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është asgjë në krahasim me korrigjimin e kufirit me Serbinë e trashëgimtarëve besnik të Millosheviqit.

Të gjithë duhet ta dimë se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë. Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është larë me gjakun e atdhetarëve shqiptarë, me flijimet e shumta të kombit dhe shumë nga ato janë tepër të freskëta. Loja me tërësinë territoriale jo vetëm që është e rrezikshme, por ajo është hapje e plagëve të reja e të vjetra. Çka është tepër, tepër është!

Në një situatë të tillë natyrshëm rrjedh refreni i reformuar: Pas gushtit, sërish vjen marsi!

Të shpresojmë që nuk do të jemi të shtrënguar t’i përvishemi një marsi të ri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI: Institucionet shtetërore në 6 muaj shpenzuan 6.1 milionë euro për udhëtime
Previous article 86 KILOGRAM KANABIS NË IGUMENICË/ Kapen DY shqiptarët. Destinacion kishin...

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT