• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR KUFIJTË/ Reagon Albin Kurti: Pse Vuçiq po ngutet të bëjë marrëveshje me Thaçin
Home
Rajon

MARRËVESHJA PËR KUFIJTË/ Reagon Albin Kurti: Pse Vuçiq po ngutet të bëjë marrëveshje me Thaçin

27 August, 2018 Isa.Autor Rajon

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Thaçi po e bënë kurban Kosovën për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Kurti ka thënë se Vuçiqit po i ngutet arritja e marrëveshjes me Thaçin për arsye se kur të nis punën Gjykata Speciale, Thaçi do të jetë i panevojshëm shkruan Gazeta Blic.

Sipas Kurtit kjo është arsyeja kryesore pse Vuçiq po ngutet për ta bërë marrëveshjen me Thaçin, por janë edhe dy arsye tjera.

E dyta është sepse Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019, dhe e treta se marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe partia e Kurtit, pra LVV nuk është në Qeveri.

 

“Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.

Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.

Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!” ka shkruar Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM THËNË SHUMË HERË"/ Ja arsyeja që Alketa Vejsiu ka bërë këtë operacion plastik... (FOTO)
Previous article RIKUALIFIKIMI I UNAZËS LINDORE/ Rama në FB: Puna nis këtë vjeshtë. Gjithçka e kategorisë së lartë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT