• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
20 EMIGRANTËT AFRIKANË/ Bushati: Mund të marrim edhe të tjerë sipas kapaciteteve
Home
Shqipëri

20 EMIGRANTËT AFRIKANË/ Bushati: Mund të marrim edhe të tjerë sipas kapaciteteve

26 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

20 nga 150 emigrantët nga Eritrea që qëndruan të bllokuar për 5 ditë në portin e Catanias, brenda javës së ardhshme do të vendosen në qendrat e pritjes së azilantëve në Shqipëri. Tv Klan mëson se për procedurat e transportit janë duke diskutuar përfaqësuesit e Ministrisë sonë të Brendshme me homologët italianë.

Por duket se ata nuk do të jenë të vetmit. Vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili bëri të ditur një ditë më parë vendimin e qeverisë shqiptare në një intervistë për të përditshme italiane ‘Corrire della Serra’ thotë se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të marrë edhe të tjerë azilantë.

“Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren. Për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë. Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi”.

Një gjest ky shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët, thotë ministri i Jashtëm, por duke përjashtuar idenë e ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri, të cilat nuk i sheh si zgjidhje të fenomenit migrator. I pyetur nga gazeta nëse vendimi për të marrë 20 emigrantët nga Eritrea është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE, Bushati deklaron se “jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh”.

“Imigracioni – arsyeton ai gjatë një bisede telefonike – ka nevojë për një përgjigje pan-evropiane, nuk mund t’i lihet një vendi të vetëm ta përballojë, çdo kryeqytet duhet të bëjë pjesën që i takon”.  Pak kohë më parë në shtyp u fol për krijimin në Shqipëri të kampeve të pritjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Kjo ide mbështetej edhe nga Austria, por qeveria shqiptare e hodhi poshtë duke u shprehur se vendi ynë do të përgjigjet në bazë të kapaciteteve që ka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Familja e gjen gjarprin helmues në raftin e këpucëve
Previous article "KAPRIÇOT" E MOTIT/ Meteorologët japin ALARMIN: Edhe të hënën priten shira. Ja qytetet (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT