Dy bashkëshorte kanë denoncuar në Policinë e qytetit të Shkodrës se bashkëshortët e tyre respektivë janë larguar prej disa ditësh nga banesa pa lënë një mënyrë kontakti. Të dyja prej tyre me banimë të ndryshme kanë kallëzuar çështjen tek blutë e qytetit, ndërsa këta të fundit kanë nisur kërkimet për ta.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2018, shtetësia M.M., vjeçe 38, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, kallëzon se, më datë 23.08.2018, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti A.M., vjeç 47. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Më datë 25.08.2018, shtetësia S.H., vjeç 45, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Shkodër, kallëzon se, më datë 23.08.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti G.H., vjeç 56. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.


