• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRUAN NËNË E BIR DHE I DOGJËN/ PËRGJIMET: Gruaja i shkruante motrës për kartat e telefonit. E pyeste ku të…
Home
Sociale

MASAKRUAN NËNË E BIR DHE I DOGJËN/ PËRGJIMET: Gruaja i shkruante motrës për kartat e telefonit. E pyeste ku të…

26 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën ku nënë e birë u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Report Tv ka siguruar një kopje të këtyre përgjimeve, përgjime në të cilat Hysnie Hoxhallari bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni “sim”.

Ajo këtë bisedë e ndanë me motran e saj. Biseda është bërë pak orë pas krimit makabër dhe Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato?

Hysnija: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes shtetasit Kasem Pirjasi.

Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjezit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari ndodhet në burg. Por pas versionit të parë se krimin e kishte kryer sëbashku me të dashurën e tij, Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnija.

Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe krimi makabër ku pasi u prenë dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thika duke gjetur vdekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KËMISHË TË HAPUR/ Këngëtarja me famë botërore shfaqet më e "nxehtë" se kurrë... (FOTO)
Previous article SUPERSFIDAT/ Kastrioti pret Skënderbeun, Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT