• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI NË KAKAVIJË/ Detajet: Polici i Kufirit në gjendje të rëndë. Përplasja i “kushtoi” paralizë
Home
Breaking News

AKSIDENTI NË KAKAVIJË/ Detajet: Polici i Kufirit në gjendje të rëndë. Përplasja i “kushtoi” paralizë

26 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një punonjës policie i pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik.

Polici Shkëlqim Lile po kthehej nga shërbimi në këmbë kur u përplas nga një automjet pranë urës së fshatit Kakavijë, fare pranë kufirit me Greqinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Atij i është shkaktuar thyerja e këmbës si dhe dëmtime të gjymtyrëve dhe plagë të tjera.

Ai ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arjan Kushe, punëtor pranë një kompanie sigurimesh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes,

Njoftimi i policisë: 

Njoftohemi se në aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Ura e Kakavijes”, automjeti  me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në  Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.

Punonjësi i Policisë  është transportuar në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar  shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ Mesazhi i Ruçit: Sot u largua nga jeta një mik i madh i shqiptarëve
Previous article NË VEND TË PARË LULESHTRYDHET/ Ja lista e frutave dhe perimeve me më shumë pesticide... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT