Gjatë intervistës për “BBC” çifti zbuloi detaje rreth propozimit nga ana e Harry-t. Ata gjendeshin në pallatin mbretëror e siç vetë thanë ishte darkë dhe po merreshin me pjekjen e pulës.

36-vjeçarja mezi po e priste propozimin, ndaj ende pa mbaruar ai fjalinë i tha menjëherë: PO!
“S’më la të mbaroja, më thoshte: mund të them po, mund të them po! Pastaj u përqafuam, une e kisha unazën ende në dorë ndaj i thashë: mundem, mundem të të jap unazën dhe ajo që ma ktheu: oh po, unaza!” tregoi princi.
Nga ana tjetër Harry, i cili mundi të njihej me Meghan-in falë një shoqeje të përbashkët tha se ra në dashuri me të menjëherë.
“Çdo gjë ishte perfekte. Rashë në dashuri me të kaq shpejt. Kjo grua e bukur erdhi në jetën time, unë erdha në të sajën.” u shpreh ai.
Katër javë pasi u njohën, Harry i propozoi Markle-it të shkonin për pushime 5 ditore në Botswana. Çifti foli për marrëdhënien 16 mujore dhe se si nuk bënin dot pa njëri-tjetrin. Ata treguan se më shumë se 2 javë nuk qëndruan kurrë pa u parë.
“Bëmë kamp së bashku nën ndriçimin e yjeve. Ishte kaq fantastike.”
Harry tha se gjithashtu ka folur dhe ka marrë lejen e prindërve të Meghan-it, por babanë e saj, Thomas-in ende nuk e ka takuar. Biseda e tyre është bërë vetëm përmes telefonit.
Burimi: Daily Mail



