Katër persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Luz. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes.
Dy makina, njëra me targa shqiptare dhe tjetra fuoristradë me targa italiane janë përplasur rreth orës 19:00, ndërsa katër persona u plagosën.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak, pasi janë dëmtime më të rënda.




