Tjetër rast dhune në Tiranë, ku ish bashkëshorti ka rrahur dhe ka sharë disa herë në mënyrë të rregulltë ish bashkëshorten e tij, shtetasen shqiptare të moshës 27 vjeçe e cila ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Policia e Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.Q., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi, A.T., vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


