• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kina ndëshkon Korenë Veriore, ndërpret përfundimisht lidhjen tregtare me vendin e i zoluar
Home
Nderkombetare

Kina ndëshkon Korenë Veriore, ndërpret përfundimisht lidhjen tregtare me vendin e i zoluar

28 November, 2017 sidorela.editor Botë, Nderkombetare

Kina do të ndërpresë përfundimisht lidhjen tregtare me Korenë e Veriut.

Pekini ka vendosur që ura tregtare e miqësisë mes dy vendeve të mbyllet në fillim të muajit dhjetor, ndërkohë që tensionet për programin bërthamor të Penianit, vazhdojnë të dominojnë në rajon. Deklarata për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare erdhi nga Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang.

Ura 80-vjeçare është rruga kryesore tregtare e Kinës me Korenë e Veriut dhe furnizon vendin komunit të Kim Jong UN me deri 80 për qind të mallrave të saj.

Marrëdhëniet mes Pekinit  dhe shtetit koreano-verior janë tensionuar së fundmi, për shkak të sanksioneve të Kinës ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Penianit. Mbyllja e tregtisë mendohet të jetë një masë e mundshme që Pekini po ndërmerr, si presion ndaj Penianit, më qëllim që ky i fundit të ndalë testet bërthamore.

Mesa duket Kina u nxit nga Presidenti i ShBA, Donald Trump në turin e tij aziatik pasi së fundmi Pekini ka rritur presionet ekonomike ndaj regjimit të Kim Jong UN. Shteti kinez është aleati i vetëm më i rëndësishëm i Koresë së Veriut, por tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjëshëm pas testimit të raketave bërthamore.

Disa ditë më parë, kompania e fluturimeve, Air China suspendoi fluturimet nga Pekini drejt Penianit. Ndërsa muajin e kaluar, lideri koreanoverior, Kim Jong Un urdhëroi të gjithë qytetarët që punonin në Kinë, që të ktheheshin në shtëpitë e tyre mes frikës nga lufta bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kërkonin dokumentet e pronës, bëjnë zbulimin e madh. Kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani
Previous article “Kathimerini”: Gomonia me 1.6 ton kanabis, lidhje me kushërinjt e Tahirit, bandën Habilaj

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT