Një shtetas shqiptar, i moshës 54 vjeç ka humbur jetën përgjatë rrugës teksa shkonte në Spitalin e QSUT-së në Tiranë, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, në spital ka shkuar i vdekur, shtetasi E.H., vjeç 54, banues në Tiranë. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


