• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ti flet sikur flet me vjehrrën”, përplasen live në emision deputetët e PS dhe PD
Home
Shqipëri

“Ti flet sikur flet me vjehrrën”, përplasen live në emision deputetët e PS dhe PD

28 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Është shoqëruar me debate dhe tension dueli i së hënës në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24. Deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me deputeten e PS, Klotilda Ferhati për kontratat e PD për lobing gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo u shpreh se PD ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit, por Salianji tha se çdo kontratë pagesë është në KQZ, ndërsa i kujtoi Klotilda Ferhatit kohën kur ajo ka qenë pjesë e PD para disa vitesh.

Debatet:

Salianji: Po gënjen në publik. 1, është ofertë e pa kërkuar, 2 nuk ka pasur studim

Ferhati: Nuk na intimidon dot me këto.

Salianji: Po mashtron pa pikë turpi. Nëse unë gënjej nuk dal më në publik. Por po gënjen. Ja ku i kam dokumentet. Bëhet fjalë për 4.8 milionë euro për kompaninë e incinerimit në Fier. Kërkoni falje. Jepeni pa tender, jepeni pa e kërkuar, por do të ndiqeni penalisht. Ju nuk skuqeni nga turpi.

Ferhati: Pse nuk shkoni në prokurori?

Salianji: Në Tiranë i kanë dhënë brenda ditës, Këta shpallin fitues po garë, dhe më 17 bëjnë VKM për ta paguar.

Ferhati: Unë jam juriste dhe flas me përgjegjshmëri, ti je mësuar të gënjesh, nuk të bën  përshtypje. Pse jemi avokatë të kompanive private.

Salianji: Ti je në konflikt interesi sepse shkon tek këta dhe jep konsulencë ligjore. Dhe gënjen

Frehati: S’jam si ty që bën deklarata  të tilla.

Salianji: Ti flet sikur flet me vjehrrën.

Ferhati: Ty të kanë sjellë me letra, ti nuk di per kontratën.

Salianji: Unë flas me dokumenta, ja ku i ke. 4.8 milionë.

Ferhati: Cfarë është publike, ato paratë nga Parajsa Fiskale pse i morët?

Ervin Salianji: Nuk ka asgjë pagesë të bërë nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë në KQZ. Çdo kontratë është e depozituar në KQZ. Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi dhe kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen. Di tju them se PD ka depozituar çdo pagesë në KQZ. Ju e bëni këtë për të mbrojtur Qazim Sejdinin, Orest Sotën, kontratat e Vilma Nushit. Më nxjerr kontratat për inicatorët? Me çfarë parash u blenë palmat që u thanë? Kryeministri udhëton me charter. Po kontratën me Tony Blair? Pse vjen këtu ish kryeministri britanik? Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha të gjitha kontratat e shpenzimeve.

Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing?

Ervin Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD…

Klotilda Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit… Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë. Kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua.

Ervin Salianji: Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha kontratat. Çdo pagesë është në KQZ. Nëse ka diçka për shkelje ligji le t’i drejtohen Prokurorisë. Mos i bini në një vrimë fyellit…

Klotilda Ferhati: Ju shitët detin. Ne nuk ndikojmë për të shpëtuar nga Prokuroria siç bëtë ju me rrugën e Kombit.

Ervin Salianji: Kjo zonja që bën si juriste ka nënshkruar vendimin për të dalë Saimir Tahiri jashtë vendit dhe nuk e di fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shokon shqiptari në gjykatën e Zvicrës: Gruaja shqiptare duhet dhunuar, zviceriania jo!
Previous article Habit buxheti i Kuvendit për 2018, 90 milionë lekë për blerje makinash, bar restorant dhe ashensor

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT