• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI I PIKAVE KUFITARE/ “Morina” rekord vetëm në një ditë: 38 mijë persona kaluan në…
Home
Media të Huaja

FLUKSI I PIKAVE KUFITARE/ “Morina” rekord vetëm në një ditë: 38 mijë persona kaluan në…

25 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Shqipëria është kthyer një nga destinacionet e preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj dhe këtë e tregon qartë fluksi ditor që kanë pikat doganore shqiptare, të cilat kalohen nga mijëra qytetarë.

Vetëm ditën e sotme në Pikën Kufitare të Morinës nga ora 00:01 deri në 19:00 kanë kaluar 38 456 shtetas, 100 autobus si dhe rreth 8500 autovetura.

Lajmi u konfirmua nga Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke theksuar se doganat shqiptare i janë përgjigjur fluksit duke mos krijuar pengesa si dhe radhë në kalimin e kësaj pike.

“Nga ora 00:00 deri në 19:00 kanë kaluar në doganën e Morinës, 38 456 shtetas të huaj, 100 autobusë si dhe rreth 8500 autovetura.

Përpunimi ka qenë korrekt, pa probleme dhe mbas festës së Kurban Bajramit fluksi ka qenë në rritje deri në një mesatare prej 35-40 mijë persona në ditë.

Gjithashtu nesër dhe pasnesër pritet një fluks mjaft i lartë i hyrjeve nga kjo pikë doganore.

Gjatë kalimit të tyre në këtë pikë nuk është regjistruar asnjë incident apo emergjencë.

Prefekti Koçana bëri me dije se shumica e personave të cilët kalojnë në tokën shqiptare kanë si qëllim turizmin dhe stacionimin në plazhet e bukura të vendit tonë.

“Shumica e personave që kalojnë në këtë pikë doganore kanë si qëllim turizmin dhe kalimin e pushimeve në bregdet. Ka dhe nga ata të cilët e përdorin këtë pikë doganore si tranzit për të kaluar në vend tjetër, por 90% e tyre kanë si qëllim detin”.

Duke u ndalur te kombësia e këtyre të fundit, Prefekti bëri me dije për ATSH-në se personat që kalojnë në këtë pikë doganore, janë shumica nga Kosova si nga vendet e Europës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONJETI kthehet në “telenovelë” te Kukësi/ Vazhdon konflikti mes palëve për shkak të...
Previous article PSG E PRET NË FRANCË/ Valverde merr këtë VENDIM PËRFUNDIMTAR për RAKITIC

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT