Ka mjaftuar një kontroll rutinë e Policisë së Shtetit në makina që të kapte në flagrancë 5 përdorues të lëndëve narkotike.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 24.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi më datë 22.08.2018, në rrugën “Aleksandri i Madh”, iu gjet e bllokua 22.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një telefon. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 24.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S., vjeç 23, banues në fshatin Sukth, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjet 12.1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda narkotike, mjeti dhe telefoni “Iphone”. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 24.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., vjeç 26, banues në Rrëshen, pasi në rrugën “Medar Shtylla“, nga kontrolli në mjetin tip “Audi”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 291 e 283/1 të Kodit Penal.
Më datë 24.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.N., vjeç 21, banues në Kukës, pasi në Sauk i Vjetër, në rrugën “Xhabrahimi“, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 24.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.N., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në Sauk i Vjetër, nga kontrolli në mjetin tip “Golf 5 ‘’, të drejtuar nga shtetasi E.P., vjeç 23, banues në Tiranë, pasagjerit K.N., iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


