• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA RUSI-BRITANI E MADHE/ Tjetër incident mes avionëve mbi detin e Zi
Home
Europë

PËRPLASJA RUSI-BRITANI E MADHE/ Tjetër incident mes avionëve mbi detin e Zi

24 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë pikasur sërish një avion luftarak rus mbi detin e Zi, hera e dytë kjo brenda një jave, siç thekson Ministria britanike e Mbrojtjes.

Avionët “Typhoon” u ngritën nga baza e tyre në Rumani gjatë së enjtes, pasi një avion i patrullave detare “Be-12” u pa teksa i drejtohej hapësirës ajrore të NATO-s, duke ardhur nga jugperëndimi i Krimesë.

Avionët britanikë kanë rol udhëheqës në misionin patrullues nga ajri të NATO-s në këtë rajon. Rreth 150 ushtarakë britanikë janë stacionuar në bazën “Mihail Kogalniceanu” të Rumanisë.

NATO e ka shprehur prej kohësh angazhimin për të përforcuar sigurinë e krahut lindor të saj, pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. Për këtë arsye, një skuadrilje avionësh luftarakë po operon së bashku me Forcat Ajrore rumune, nga baza që ndodhet pranë Constantas, që prej muajit prill.

Ky ishte incidenti i pestë mes avionëve britanik dhe atyre rusë, që prej nisjes së misionit të NATO-s. Të martën, dy avionë “Typhoon” britanikë ndoqën dy avionë të dyshuar rusë, “Su-30”. Sipas Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ngjarja e së enjtes ishte në vazhdën e “parandalimit të provokimeve ruse dhe garantimit të Rumanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Realiteti i "hidhur" në kryeqytet. Qytetarët nuk ndihmojnë por..."shkrepin" FOTON!
Previous article NEGLIZHIMET NDAJ KËMBËSORËVE/ Policia Rrugore ndëshkon drejtuesit e mjeteve, 78 gjoba në vetëm dy orë

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT