Një shtetas i moshës 54 vjeç ka mbërritur në ambjentet e QSUT-së në kryeqytet i vdekur pasi dyshohet se shkaqet e gjendjes së tij kanë qenë natyrore dhe se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak i momentit. Policia ndërkohë posedon informacionet e çështjes në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.08.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, është sjellë nga familjarët pa shenja jete, shtetasi E.H., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi vuante nga zemra dhe ka pësuar arrest kardiak. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


