• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR/ Shtohen rastet në Greqi, raportohen 11 viktima
Home
Rajon

VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR/ Shtohen rastet në Greqi, raportohen 11 viktima

24 August, 2018 k.autor Rajon

Bilanci i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi ka alarmuar autoritetet dhe organet e shëndetit. Numri i personave që kanë humbur jetën, ka shkuar në 11,6 prej të cilëve në javën e fundit.

 Sipas Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë, që nga fillimi i vitit 2018 janë regjistruar 107 raste të infektimit dhe mosha mesatare e pacientëve varion nga 11-94 vjet.

Specialistët kanë paralajmëruar se do të ketë edhe raste të tjera dhe vlerësojnë se mund të ketë edhe shfaqje të shumë rasteve të infektimit në zona të tjera gjeografike, përtej 12 periferive tashmë të regjistruara,midis tyre thuajse gjithë zona e Atikes dhe Selaniku.

Ata theksojnë marrjen e masave urgjente që të mos shfaqet përsëri në vend virusi si në 2010-ën, kur shpërtheu në një formë epidemie që përfshiu më shumë se qindra persona dhe si rezultat humbën jetën 35 vetë ,kryesisht të moshës mbi 60 vjeç.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit, në një deklaratë të fundit të saj ka shprehur shqetësimin për numrin në rritje të rasteve të virusit të Nilit Perëndimor në vendet evropiane, i cili për vitin 2018 është më i larti i regjistruar në katër vitet e fundit.

Të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deri në mesin e muajit gusht tregonin se infeksionet e virusit të Nilit Perëndimor kanë arritur këtë vit në mbi 400 dhe të paktën 22 persona kanë humbur jetën.

Në vend të parë përsa u përket rasteve të infektimit, ndodhet Serbia, e ndjekur nga Italia dhe Greqia dhe më pas vijnë Hungaria e Rumania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODET DHUNA NË FAMILJE/ 40 vjeçari RREH gruan e tij. Policia reagon duke e...
Previous article Ledri Vula me të dashurën në krah/ Filmonte duke kënduar Dafina Zeqirin (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT