Një kontroll rutinë ka kthyer gjithçka përmbys në makinën e djalit 21 vjeçar nga Korça teksa i janë gjetur disa doza të konsiderueshme lënde narkotike, të llojit “Cannabis Sativa”. Lënda u sekuestrua, dhe ndaj shtetasit u morën masat e parashikuara në ligjet me nenet përkatëse.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.6 Korçë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


