• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TUNGUJT E MUZIKËS SHKODRANE: Koncerti me artistët shqiptarë që ndezi Amfiteatrin e Liqenit
Home
Media të Huaja

TUNGUJT E MUZIKËS SHKODRANE: Koncerti me artistët shqiptarë që ndezi Amfiteatrin e Liqenit

24 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Dje në mbrëmje, Amfiteatri i Liqenit Artificial i Tiranës u pushtua nga tingujt e muzikës shkodrane.

Mjeshtrat e mëdhenj të këngës shkodrane Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali erdhën së bashku me artisët e rinj të qytetit, ku sollën një mbrëmje të paharrueshme për publikun artdashës.

Në këtë koncert interpretuan orkestra, grupi i valleve së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”, nën koreografinë e Aldo Nikës dhe nën drejtimin artistik të Andi Unazës.

Ky aktivitet erdhi nën kujdesin e bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim mes Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe shoqatave kulturore.

Kënga qytetare shkodrane, historia, tiparet dhe karakteristikat dalluese të këtij visari shprehës të shpirtit estetik.

Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm.

E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhën e kohërave nga populli dhe një pjesë e tyre, janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone.

Në këngën qytetare shkodrane bëjnë pjesë këngët e ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Përveç këtyre, kemi edhe këngë të tjera si këngët mitunore (“Nina-nana”), këngët e fëmijëve (“Mirë dita për kollana”), etj.

Më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Ato përbëjnë një nga dukuritë më të bukura folklorike muzikore, jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.

Muzika e tyre shumë e brishtë, elegante dhe delikate është ruajtur mjaft mirë ndër vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAKTET: Madhësia e vaginës tuaj, çfarë duhet të dini për FORMËN dhe ZONAT "kritike"
Previous article E PREMTJA ME DIELL/ Parashikimi: Sot një ditë "perfekte" për plazh. Gjatë mbasdites...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT