Një breshkë e “lashtë” u gjet në bregun e Cornwall të Anglisë. James Mustoe po shëtiste me fëmijët kur hasi në diçka të pazakontë, që mendoi se ishte një barkë e vogël.
Por kur u afrua pa se ishte trupi i dekompozuar i një breshke 100-vjeçare, të njohur si breshka shpinë-lëkurë.
Ka qenë dallgët që e nxorën në breg këtë kafshë ujore 2.36 metra të gjatë.
Breshkat shpinë- lëkurë konsiderohen si breshka gjigante. Pesha e tyre arrin nga 200 deri në 700 kilogramë, ndërsa rriten prej 1.2 deri në 1.8 metra.
Ndërsa kjo breshkë i ka kaluar limitet pasi, me përmast që ka, besohet se jeton prej një shekulli.


