• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG KATASTROFE/ Hawaii pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite
Home
Nderkombetare

NË PRAG KATASTROFE/ Hawaii pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

23 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pjesët më periferike të uraganit Lane kanë prekur tashmë pjesë të ishullit kryesor të Hawaiit, me reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe duke kërcënuar për përmbytje dramatike, ndërkohë që stuhia e kategorisë së katërt po lëviz në mënyrë të frikshme gjithnjë e më afër shtetit Aloha.

Syri i stuhisë, e cila pritet të bëhet e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, pritet t’i afrohet gjithnjë e më shumë ishullit kryesor, ose mbi tokën e tij mesnatën e së enjtes dhe të premtes, sipas Qendrës së Uraganëve të Paqësorit Qendror.

Uragani mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hawaiit, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë.

“Hawaii pritet të preket rëndë nga uragani Lane. Çështja është sa rëndë?”, tha administratori i Agjencisë federale të Menaxhimit të Emergjencave, Brock Long, këtë të enjte.

Qendra e stuhisë, me erëra që mund të arrijnë deri në 210 km në orë, ndodhej në Paqësor, rreth 205 milje detare në jugperëndim të qytezës Kailua-Kona, të ishullit të madh, rreth orës 8 të mëngjesit (16 pasdite me tonën).

Rrëshqitjet e dherave janë një shqetësim më vete, pasi 25-76 cm shi parashikohet të bjerë gjatë fundjavës, ndërkohë që edhe deri më tani ka pasur rrëshqitje në ishullit kryesor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË KSAMIL/ Shkruhet në menu: Çmimet mund të ndryshojnë pa lajmëruar! (FOTO)
Previous article MODELET E REJA/ Kompania e njohur nxjerr në treg një “tufë” me tableta të rinj

k.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT