• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E ISH PROKURORIT SPECIAL/ Brahimaj: Blakaj është frikacak, dezertor dhe interesaxhi
Home
Rajon

DORËHEQJA E ISH PROKURORIT SPECIAL/ Brahimaj: Blakaj është frikacak, dezertor dhe interesaxhi

23 August, 2018 k.autor Rajon

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK’së, Lahi Brahimaj sot në emisionin Frontal në Televizionin 7, ka folur rreth fryrjes së listave të veteranëve në Rrafshin e Dukagjinit si dhe për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj. Ish-prokurorin e ka quajtur frikacak, dezertor e interesxhi.

Brahimaj është shprehur i bindur se listat e veteranëve në Rrafshin e Dukagjinit nuk është fryrë siç është thënë deri më tani dhe se ka mundësi që ndonjë individ që nuk ka luftuar të jetë pjesë e listave por asnjëherë mijëra apo qindra persona.

“Jam thellësisht i bindur që ndoshta ndonjë individ po, por nuk është e mundur që gjithë ata njerëz janë futë në lista pa luftuar. Është puna e organeve hetuese që t’i vërtetojnë dhe të ndëshkohen sipas ligjit personat që janë në lista e nuk janë veteranë, por nuk është e ekzagjeruar as me mijëra as me qindra”, ka thënë Brahimaj në Frontal.

Ndërsa i pyetur për largimin nga Kosova të prokurorit Elez Blakaj, dorëheqjen e tij dhe ngritjen e aktakuzës për fryrjen e listave të veteranëve, ai ka thënë se si shumë të tjerë, edhe Blakaj po mundohet ta njollosë  luftën e UÇK’së, madje e konsideron frikacak dhe dezertor të punës së tij, pasi e ka lënë në gjysmë atë që e ka filluar.

“Shumë persona po mundohen ta njollosin luftën e UCKsë, akti që e ka bërë  Blakaj më jep përshtypjen se është frikacak dhe interesgji. Për mua është një dezertor i punës së vet”, ka thënë Brahimaj për Blakajn.

Ai tutje thotë se nëse Blakaj ka qenë i kërcënuar është dashur të tregonte, pasi detyra e tij është që ai t’i mbrojë të tjerët, e nëse ai nuk mund ta mbrojë vetën nuk është dashur ta pranojë detyrën që e kishte. Madje Brahimaj ka thënë se Blakaj tani që është në një vend të sigurtë, në Amerikë, le të tregojë kush e kërcënoi.

“Në qoftë se nuk ka qenë në gjendje me e mbrojtë veten pse e ka zgjedhë atë drejtim dhe pse e ka pranuar atë detyrë. Ai supozohej se do duhej t’i mbronte të tjerët që kanë nevojë për ndihmën e tij e jo të mos mund ta mbrojë as veten. Është dashtë me i qitë me emra kush e ka kërcënu, e tash që është në vend të sigurtë le ta thotë kush e kërcënoi”, është shprehur Brahimaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINDA REI "TËRBON" NDJEKËSIT/ Trasgjinorja bën TWERK në mes të festës (FOTO)
Previous article DOKUMENTARI I RRALLË/ Zbulohen sekretet e La Ligës: Intriga, racizëm dhe…luftë me kancerin

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT