• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nxitimi për t’u dukur opozitarë-Opinion nga Mero Baze
Home
OP-ED

Nxitimi për t’u dukur opozitarë-Opinion nga Mero Baze

26 September, 2017 admin2 OP-ED

Një ministre e kabinetit “Rama” është thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë për ta dëgjuar, siç u tha në mbledhjen e parë të Komisionit, se si është ndërtuar struktura e re e Ministrisë, pas riorganizimit të bërë nga qeveria. E vërteta është se riformatimi i ministrive prej kryeministrit Rama, ka sjellë shumë andralla administrative dhe paqartësi, në disa raste dhe vetë zyrtarëve, se si do të rigrupohen. Në këtë pikë është e logjikshme që deputetët e Komisionit të jenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë.

Por kërkesa për dëgjesë në Komision duke thirrur ministren e Shëndetësisë, është teprim. Një ministre që ende nuk ka filluar punën dhe akoma nuk ka caktuar njerëzit nëpër zyra, mund të shkojë dhe të referojë në Komision, por është opozitarizëm i sforcuar i atyre që e kërkojnë.

Për t’u informuar rreth strukturës së re të qeverisë apo të çdo Ministrie, mund t’i dërgosh një shkresë ministres dhe ajo të sjellë një përgjigje të detajuar, duke të dorëzuar organigramën dhe gjithë sferat qeverisëse të dikasterit të saj.

Pas kësaj, mund të shikosh se si do ecë puna dhe si do të funksionojë Ministria, për të operuar si opozitarë.

E njëjta frymë duket dhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku nga kompleksi për të mos u dukur opozitë e dobët dhe e fjetur, fjalitë e vetme që citohen për shtypin, janë interpelancat, dëgjesat etj.

Merreni më qetë! Akoma nuk ka filluar qeverisja dhe do të keni kohë për të gjitha. Sidomos për interpelanca dhe debate parlamentare.

Por i gjithë ky nxitim, dhe sidomos debatet e Gridës dhe doktor Halimit në Komision, të tregojnë qartë se sa të paqartë janë vetë opozitarët se çfarë duhet të bëjnë e si duhet ta bëjnë.

E vërteta është se opozita ka një krizë të fortë brenda saj, një debat të nxehtë politik, një gërryerje dhe mungesë besimi të anëtarësisë së saj, për ekipin e imponuar drejtues, dhe po bën përpjekje të tregojë muskujt, që të duket e fortë, me shpresë se do eklipsojë problemet e brendshme. Këto skenat e sotme së paku janë tërësisht artificiale dhe ngjajnë më shumë si poza të sforcuara missesh, se sa si opozitë. Sidomos kur flet me sy nga qeveria dhe veshët i ke nga armiqtë brenda partisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet në Gjermani dhe Shqipëria - Opinion nga Alfred Peza
Previous article Shtohet retorika SHBA-Kore e Veriut

admin2

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT