• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E ISH PROKURORIT BLAKAJ/ Rexha: Ishte më i përgatitur, u kërcënua nga veteranët
Home
Rajon

DORËHEQJA E ISH PROKURORIT BLAKAJ/ Rexha: Ishte më i përgatitur, u kërcënua nga veteranët

23 August, 2018 k.autor Rajon

Prokurori Special i pensionuar, Ali Rexha, është i vetmi nga ish-kolegët e Elez Blakajt që po e mbron atë. Edhe pse, nisur nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeprokurori Aleksander Lumezi, Blakaj u akuzua për jo profesionalizëm, këtë nuk e thotë bashkëpunëtori i tij.

Me vite ushtronte detyrën e prokurorit special në Kosovë. Ali Rexha u pensionua para tre muajsh. Por sikur të ishte në detyrë, ai thotë se me kënaqësi do ta merrte lëndën e veteranëve të lënë në gjysmë nga ish-kolegu i tij, Elez Blakaj.

Por, pavarësisht kësaj, ish-prokurori i speciales, Ali Rexha, e konsideron Elez Blakajn si prokurorin më të përgatitur profesionalisht. Ani se e pranon se në Kosovë për ta ushtruar funksionin e prokurorit është sfidë.

Rexha për Gazetën Express ka folur rreth punës së Blakajt që e kishte kryer si prokuror në Kosovë duke u rreshtuar kështu si njëri ndër prokurorët e parë në vend i cili publikisht i ka dalë në mbrojtje atij.

“Unë e kam çmuar si prokuror. Haptas e them  se është prokurori më i përgatitur profesionalisht në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Rexha, i cili u pensionua muaj më parë nga pozita e prokurorit.

Ish-prokurori special, Ali Rexha

Prokurori Rexha thotë se kolegu i tij ka qenë i duhur për të kryer hetimet mbi listat e fryra të veteranëve. Po ashtu, ka treguar se Blakaj ka pasur shumë presion, rrjedhimisht e ka pasur edhe të  vështirë të kryejë punën e tij në lëndën që kishte.

“Prokuroi nuk e ka pas hiç lehtë me e kry punën e tij. Ai ka qenë më i përgatituri, më i kompletuari për këtë lëndë.  Unë e di që Blakaj e ka pas shumë vështirë me punua me një presion të tillë nga veteranët”, ka thënë prokurori për Express.

Tutje ai shton se Blakaj nuk i ka merituar sulmet e tilla që po i bëhen.

“Unë po të isha në detyrë e kisha marrë atë lëndë. Lënda tash është e gatshme me u dërgua në gjykatë, apo eventualisht me e lëshua gjykata një urdhëresë me blloku mos me e ba transferin edhe me vazhdu me gjykim. Ka aty hala me punu, se ende nuk janë verifikuar krejt gjërat”, ka thënë Rexha.

E, prokurori i pensionuar, që tash ushtron funksionin e avokatit, pret që prokurori Haki Gecaj do të vazhdojë punën e Elez Blakajt, i cili dha dorëheqje pasi la të gatshme aktakuzën e ngritur për mashtrimet në listat e veteranëve.

“Unë besoj që Haki Gecaj do ta marrë atë lëndë, sepse askush nuk mundet me e shty atë lëndë përpos Hakisë. Asnjëri nuk është aty që ja vlen për ta marrë këtë lëndë”, ka thënë Rexha për Express.

Pak ditë më parë, ish- prokurori në Prokurorinë Speciale, Elez Blakaj, dha dorëheqje dhe akuzoi Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai kishte deklaruar se u ishte nënshtruar presioneve e kërcënimeve që e kishin detyruar atë të jepte dorëheqjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET KOMANDANTI I LËVIZJES ÇETNIKE SERBE/ Dyshohet se luftoi për Rusinë në Ukrainë
Previous article PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ LEONARDO vëzhgon tre SUPER TALENTE nga Brazili

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT