• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI QË “SHKUNDI” SHQIPËRINË/ Banesat e dëmtuara dhe NDIHMAT ekonomike. Çfarë ndodhi me FAMILJET e prekura
Home
Ekskluzive

TËRMETI QË “SHKUNDI” SHQIPËRINË/ Banesat e dëmtuara dhe NDIHMAT ekonomike. Çfarë ndodhi me FAMILJET e prekura

23 August, 2018 k.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Tërmeti prej 6 ballësh i dates 11 gusht të këtij viti, ishte më i forti gjatë muajve të fundit. Epiqendra e tij ishte 9 kilometra nga qyteti i Burrelit, saktësisht në fshatin Macukull, dhe 37 kilometra nga Tirana.

Sipas emergjencave, plot 215 banesa u dëmtuan nga lëkundjet.

Pas inspektimeve nga Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ai tha se: “ Ka dëmtime të konsiderueshme në banesa. Në Mat janë 90 banesa të dëmtuara pjesërisht , 4 banesa plotësisht të pabanueshme. Në Bulqizë janë dëmtuar 47 banesam, në Klos 36 banesa dhe në Mirditë janë dëmtuar  38 banesa”.

Po ashtu ai nënvizoi se janë angazhuar të gjitha strukturat për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Por, në zonat e prekura nga këto lëkundje të Qarkut të Dibrës, a kishte familje të cilat marrin përkrahje ekonomike nga ana e shtetit?

Për të mësuar rreth kësaj çeshtje, redaksia e ALPENews.al kontaktoi me punonjësit e Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), të katër bashkive të këtij qaku.

Albana Ndreu, Koordinatore e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Burrelit, tha për ALPENews.al se grupet janë ende në terren, për të bërë identifikimin e këtyre familjeve, dhe më tej kalimin e listave në sistem. Nga informacionet paraprake mësohet se në 4 njësi të kësaj bashkie, janë prekur 70 familje të cilat marrin përkrahje ekonomike nga ana e shtetit.

Për të vazhduar me qytetin e Bulqizës, Drejtori i Shërbimit Social, Haxhi Pulja tha për ALPENews.al se dhe në këtë qytet vazhdon puna për inspektimin dhe identifikimin nga ana e grupeve përkatëse.

Përsa i përket qytetit të Dibrës, Klevis Salkurti, Përgjegjësi i Sektorit Social, tha se fshati i Zall-Dardhës ishte më i prekuri me 18 familje të cilat trajtohen me ndihme sociale nga ana e shtetit.

E ndërsa në Bashkinë e Klosit, Mehmet Limani tha se banesat e prekura janë plot 156 të tilla, ku 72 prej tyre janë familje të cilat marrin përkrahje ekonomike nga shteti, dhe 2 nga të cilat kanë persona me aftësi të kufizuara. Në baze të njësive administrative të kësaj bashkie, më i prekur ishte vetë qyteti i Klosit, për të vazhduar me njësitë administrative Suç, Xibër dhe Gurrë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet "gjenialiteti" i MESSIT/ Shikojeni si stërvitej "PLESHTI" tek Barcelona
Previous article Nëse do konsumoni tërshërë çdo mëngjes/ Ja çfarë do ndodhte me trupin tuaj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT