Franca e cila konsiderohet si nje ndër shtetet më demokratike dhe më të sigurt ne botë është perzjedhur, nga terroristet si pike strategjike per te kryer sulme, te cilat kane qene fatale per dhjetera njerez.Vetem ne 6 vite nga 2012-2018 jane bere rreth 11 sulme ku kanë mbetur shumë të vdekur dhe të plagosur. Ja disa nga sulmet e bëra ne Paris:
Mars 2012: Një algjeriano-francez vrau 3 ushtarë, një mësues dhe 3 studentë të rinj në një shkollë hebraike në Tuluzë. Ai më vonë u vra nga policia gjatë një bastisjeje në apartamentin e tij.
– 23 maj 2013: Një person i konvertuar në mysliman, i quajtur Alexandre Dhaussy theri një ushtar francez në fyt, pranë “La Defense” në Paris. Ushtari i mbijetoi sulmit.
– Dhjetor 2014: “Joue-les-Tours”; Një francez i lindur në Burundi sulmoi disa oficerë policie me thikë, duke thirrur “Allahu Akbar”. Ai plagosi 3 oficerë, përpara se të qëllohej për vdekje.
– 7 janar 2015: Said dhe Cherif Kouachi qëlluan për vdekje 12 persona në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, përfshi disa prej karikaturistëve më të njohur të saj.
– 8 janar 2015: Amedy Coulibaly vrau një police përpara se të hynte në një supermarket hebre në Paris, ku qëlloi për vdekje 4 persona të tjerë. Coulibaly dhe vëllezërit Kouachi u qëlluan për vdekje pas shkëmbimzjarreve me policinë.
– 3 shkurt 2015: Tre ushtarë gjatë patrullimit jashtë një qendre komunitare hebrenjsh në Nisë u sulmuan nga një person i armatosur. Ai theri njërin prej tyre në krah, ndërkohë që i preu fytin një tjetri përpara se të arrestohej.
– 26 qershor 2015: “Saint-Quentin-Fallavier”; dy agresorë hynë në një fabrikë kimike pranë Grenobles me synimin për të vendosur eksplozivë. Një përson u ekzekutua me prerje koke, ndërsa disa të tjerë u plagosën, por njëri prej të dyshuarve u arrestua. Një flamur i zi me shkrime arabe u gjet në vendngjarje dhe Presidenti Francois Hollande e përshkroi atë si një sulm terrorist.
– 13 nëntor 2015: Të paktën 60 persona ndërruan jetë në një seri të shtënash përreth Parisit të ndërmarra nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata. Motivet mbeten ende të paqarta, por shumë parizienë i frikësohen faktit që të tjerë terroristë kanë tronditur qytetin e tyre
12 SHTATOR 2017: Policia ka rrethuar ndërtesën ku fshihet autori i dyshuar i sulmit. Të plagosurit janë një burrë 73 vjeç dhe një grua 57 vjeçe.
Autori ka hapur zjarr me një armë të tipi “Shotgun” rreth orës 12:30 dhe më pas është fshehur në një ndërtesë pranë vendit ku kreu sulmin.
21 MAJ 2018: Një grup meshkujsh të maskuar kanë hapur zjarr nga pushkët automatike në Marsejë, në jug të Francës dhe sipas të dhënave të tanishme të paktën një person është lënduar, transmetojnë mediat britanike duke iu referuar mediave lokale.
Sulmuesit kishin shtënë ndaj një grupi të rinjsh, jo shumë larg qendrës së kulturës në rrethin Buserin.
23 gusht 2018: Një person është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një lagje të Parisit.
Një burim policor tha për Reuters se sulmuesi është “neutralizuar” nga forcat e sigurisë por pasi është qëlluar ka humbur jeten nga plagët e marrë.
Parisi është kthyer në një “çerdhe” ku ka grumbulluar terroristë.


