Flakët e zjarrit kanë përfshirë disa kosha mbeturinash në zonën e njohur si “21 Dhjetori” në kryeqytet.
Pamjet VIDEO i sjell ekskluzivisht redaksia e ALPENews.al.
Pamjet ekskluzive për redaksinë e ALPENews.al tregojnë se zjarrfikëset janë në vendngjarje, ndërsa bëhet me dije nga raportimi që nuk ka lëndime serioze në njerëz, vetëm materiale siç mund ta dalloni nga fotografitë dhe pamjet video.
Një qytetare për ALPENews.al tregon:
“Unë pashë që filloi të dilte një tym nga koshat. Sapo kisha blerë zarzavatet, dhe më kapi frika sepse zjarri po përhapjej kudo. Me shumë siguri do të ketë qenë lypësit të cilët kërkojnë gjëra në kosha, dhe kur nuk gjejnë gjë ia vendosin flakën.
ALPENews.al raporton gjithashtu se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, ndërsa flakët mësohet se mund të jenë vendosur edhe qëllimisht. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur marrjen e provave për shkakun e vatrës së zjarrit.
/ALPENews.al







