• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Uashingtoni mbështet referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni
Home
Europë

Uashingtoni mbështet referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni

23 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Sekretari Mike Pompeo priti mbrëmë në Departamentin e Shtetit, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikola Dimitrov. Tema kryesore e diskutimit ishte referendumi për çështjen e emrit, që është në plan të mbahet në fund të shtatorit. Një “PO” për çështjen e emrit i hap rrugën Meqedonisë në integrimet euroatlantike:

Pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Wess Mitchell, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku theksuan mbështetjen që dha zoti Pompeo për Referendumin për çështjen e emrit, që pritet të mbahet më 30 shtator.

Zoti Dimitrov tha se kishte patur një takim shumë inkurajues me Sekretarin amerikan të Shtetit, duke e quajtur “një ditë të madhe për diplomacinë e Maqedonisë”.

Ai tha se në vendin e tij po bëhen përpjekje për të siguruar sukses në referendum, ku do të votohet për marrëveshjen e arritur me Greqinë në muajin qershor.

Zoti Dimitrov tha se në takimin me Sekretarin Pompeo, mori mbështetjen tepër të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara për integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

“Çështja e emrit i hap Maqedonisë rrugën për të ardhmen. Ne duam të bëhemi anëtarë të NATO-s. Për këtë çështje mbështetja dhe miqësia e partnerëve tanë amerikanë është jashtëzakonisht e rëndësishme, kështuqë unë kthehem në Shkup tepër i inkurajuar dhe do ta ndaj mesazhin e sotëm me popullin e Maqedonisë,”- tha zoti Dimitrov.

Një “PO” në referendum do t’i hapte Maqedonisë rrugën drejt integrimeve euroatlantike, fillimisht anëtarësimin në NATO dhe më pas, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në komentet që bëri për shërbimin maqedon të Zërit të Amerikës, Ministri i Jashtëm Dimitrov tha se pjesëmarrja në referndum ka një rëndësi në veçantë për të ardhmen e vendit.

“Është një përgjegjësi e madhe për popullin e Maqedonisë të dalë në votime. Detyra jon është të dalim nëprë rrugë për t’i shpjeguar popullit rëndësinë që të dalë në votime.”

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Wess Mitchell, i cili ishte i pranishëm në takim, e përgëzoi ministrin maqedonas për rolin kyç që ka patur në marrëveshjen me Minisitrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, në praninë e kryeministrave të të dy vendeve fqinje dhe të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të OKB-së. Ai theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Marrëveshjen e Prespës:

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm Marrëveshjen e Prespës dhe ne e vlerësojmë rolin që ka luajtur Ministri Dimitrov. Presim që referendumi i shtatorit të jetë i suksesshëm; sekretari Pompeo sot shprehu mbështetjen e tij për marrëveshjen dhe ia bëri të qartë ministrit Dimitrov se SHBA presin me kënaqësi anëtarësimin e Maqedonisë si vendi i 30-të i NATO-s”.

Referendumi i 30 shtatorit, shihet si një moment historik për Maqedoninë. Ai pritet t’ia ndryshojë emrin vendit në “Maqedonia e Veriut”, bazuar tek marrëveshja e arritur me Greqinë. Mosmarrëveshja shumëvjeçare mes të dy vendeve pati krijuar një bllokim të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka lënë të kuptohet se pyetja që do të shtrohet në referendum do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO dhe për marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë vendi pritet të bëhet anëtari i tridhjetë i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-ës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania lehtëson procedurat për vizë: Të tërhiqen më shumë punëtorët e kualifikuar
Previous article I DËNUAR ME 10 VJET BURG/ Ekstradohet nga RINASI, shqiptari 49 vjeçar që kërkohej në...

g.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT