• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I 5 VITEVE TË FUNDIT/ Shumica e të dënuarve për përdhunim në Suedi janë të huaj
Home
Europë

RAPORTI I 5 VITEVE TË FUNDIT/ Shumica e të dënuarve për përdhunim në Suedi janë të huaj

22 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Rreth 58 për qind e meshkujve të dënuar në Suedi për përdhunim apo tentativë përdhunimi gjatë 5 viteve të fundit janë shtetas të lindur jashtë vendit.

Këto të dhëna publikoi televizioni kombëtar suedez “SVT”, i cili kishte shqyrtuar dhe numëruar të gjitha dënimet e dhëna nga gjykatat për të prezantuar në këtë mënyrë një panoramë të plotë të krimit në Suedi.

Por, Suedia ka pasur me mijëra raste të tjera përdhunimi të raportuara, për të cilat nuk ka asnjë të dhënë etnike. Emigracioni dhe krimi janë kthyer në problematikat kyçe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në Suedi. Votimi do të mbahet më 9 shtator.

Demokratët antiemigracion suedezë pritet të fitojnë terren, edhe pse kanë zbritur si forcë e tretë në sondazhin e fundit të opinionit publik.

Një program televiziv, i transmetuar këtë të mërkurë në “SVT”, bëri publik se numri i përgjithshëm i shkelësve përgjatë 5 viteve të fundit ka shkuar në 843. Prej tyre, 197 ishin nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ndërsa 45 vinin nga Afganistani.

“Jemi tejet të qartë në program, se kemi të bëjmë me një përqindje të vogël të njerëzve të ardhur nga jashtë që janë dënuar për përdhunim”, tha kryeredaktori Ulf Johansson për BBC-në.

Ai theksoi gjithashtu se numri i përdhunimeve të raportuara në Suedi ishte edhe më i lartë, kështu që nuk mund të nxirreshin konkluzione mbi rolin e emigrantëve në agresionet seksuale.

Në kohën kur Suedia pranoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në vitin 2015, numri i rasteve të raportuara për përdhunim ra me 12 për qind. Në pikun e krizës së refugjatëve, rreth 160 mijë emigrantë mbërritën në vendin nordik, më shumë se në çdo vend tjetër të BE-së për frymë.

Rritja e numrit të emigrantëve ngriti gjithashtu dyshime mbi aftësinë e Suedisë për t’i integruar ata. Qeveria socialdemokrate e qendrës së majtë njoftoi shumë shpejt disa kufizime, e numri i të ardhurve të rinj ra dramatikisht.

Programi i “SVT”-së zbuloi gjithashtu se në rastet kur viktima nuk e njihte agresorin, përqindja e shkelësve të huaj ishte më shumë sesa 80%. Një ish-oficer policie i lindur në Afganistan tha për emisionin në fjalë se, disa të rinj afganë që kishin mbërritur në Suedi gjatë viteve të fundit, kishin pikëpamje që ndryshonin ndjeshëm nga ideja e suedezëve mbi barazinë gjinore e seksuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOI KËNGËN E RE/ Reperi shqiptar nxjerr bashkëpunimin me French Montana dhe DJ Snake (VIDEO)
Previous article NUK PRITEJ/ Gigi Hadid i lë këtë koment këngëtares shqiptare (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT