• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Babait nga Shishtaveci i “zhduken” dy fëmijët
Home
Aktualitet
Kronikë

Babait nga Shishtaveci i “zhduken” dy fëmijët

27 November, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni BOOM në RTV Ora News ka sjellë sot historinë e një babai, i cili është divorcuar nga gruaja dhe prej më shumë se dy viteve nuk i ka takuar fëmijët.

Bëhet fjalë për shtetasin Seman Hoxha nga Shishtaveci i Kuksit. Për shkak të problemeve familjare Semani është ndarë nga bashkëshortja në 31 mars të vitit 2014.

Sipas vendimit të Gjykatës 2 fëmije do të qëndronin me të ëmën, ndërsa një djalë do të jetonte me babain. Ai mund t’i takont 2 fëmijet e vegjel 2 herë në muaj nga ora 8 deri në orën 16 ndërsa për pushime mund të qëndronin bashkë 15 dite.

Pas divorcit babai i ka takuar disa herë fëmijet por më pas nuk ka mundur për shkak se bashkëshortja së bashku me 2 fëmijet minorenë është larguar nga Shqipëria. Siç tregon edhe babai,  fëmijet kanë kaluar jashtë territorit shqiptar për në Francë pa prokurë, dhe ai ka 2 vite që nuk di se çfare ndodh me fëmijet e tij.

I përmalluar për fëmijet ai i është drejtuar institucioneve, përgjegjësi polici, prokurori, gjykatë, por askush nuk i ka dhënë shpjegim.

Ai i është drejtuar policisë së Kukësit për të bërë një denoncim për largimin e fëmijëve, por ky i fundit nuk ka pranuar t’i marrë denoncim, edhe pse kjo është një e drejtë ligjore e çdo personi.

Me pas i është drejtuar Zyres Përmbarimore në Kukës për mos zbatim të vendimit të Gjykatës, por as Permbarimi nuk ka marrë asnjë masë. Pas heshtjes totale të institucioneve Shtetërore zoti Seman iu drejtua emisionit ‘Boom’ .

Gazetarja e ‘Boom’ ka kontaktuar me shefin e policise të Komisariatit të Kuksit dhe ky i fundit na ka sqaruar se nuk ishte në dijeni të rastit. Menjëherë ka marrë masat për ti ardhur në ndihme qytetarit dhe pas 2 orësh pritje denoncimi iu mor, falë ndërmjëtsimit të BOOM.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas perfomancës në "Kënga Magjike" Rezarta Shkurta ka diçka për t'i thënë Samantës
Previous article Fjolla Morina përfundon në spital, ja për çfarë

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT