• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SKANDALI I PRESIDENTIT TRUMP”/ Si shkuan ngjarjet deri tek arrestimi i ish avokatit, Michael Cohen
Home
Nderkombetare

“SKANDALI I PRESIDENTIT TRUMP”/ Si shkuan ngjarjet deri tek arrestimi i ish avokatit, Michael Cohen

22 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Arrestimi i ish avokatit të presidentit të SHBA, Donald Trump, mori një jehonë të madhe nga mediat në mbarë botën. Akuzat që rëndojnë mbi të ishin disa, por si lindi e gjithë kjo përplasje?

Gjithçka filloi pas publikimit të përgjimeve të kryera nga ish avokati, Cohen. Përgjimet ishin biseda të zhvilluara nga Trump me një pornostare, ku ai i kërkon ish avokatit të tij që të paguaj për heshtjen e vajzës, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në vitin 2006.

Kjo e fundit me anë të avokatit të saj akuzoi presidentin për tentative e tij të heshtjes në vitin 2016.

Pikërisht këto para me të cilat është kërkuar heshtja e pornostares, dyshohet se janë paratë e fushtës, gjë e cila bën që ligji elektoral të shkelet.

Cilat ishin reagimet e presidentit për këtë situatë?

Trump e pranoi se kishte kryer pagesën nga ana e tij, por mohoi vazhdimisht që të ketë pasur marrëdhënie me Stormy Daniels.

Ai vazhdimisht me anë të postimeve në rrjetin social “Twitter”  e quan hetimin një gjueti shtrigash që udhëhiqët nga 17 demokratë të nevrikosur dhe një mashtrim i paguar nga ish rivalja e tij, Hilari Klinton.

Gjithashtu ai nuk u ndal duke akuzuar drejtpërdrejtë për njëanshmëri prokurorin special në krye të hetimit, Robert Mueller.

Si përfundoi i gjithë hetimi:

Ish-avokati Michael Cohen, u deklarua fajtor në një gjykatë në Manhattan. Cohen tha se e bëri këtë pas urdhrit nga dhe se ai veproi me qëllimin e ndikimit në zgjedhje.

Ish avokati pranoi 8 akuzat që rënduan mbi të duke përfshirë mashtrimin e taksave dhe bankave në një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët. Po ashtu ai tha në gjykatë ditën e djeshme se ishte urdhëruar nga një kandidat për zyrën federale, për të thyer ligjet federale të zgjedhjeve.

Në përfundim të gjyqit ai u deklarua fajtor për:

  • -Pesë akuza të evazionit fiskal
  • -Një akuzë për dhënien e deklaratave të rreme në një institucion financiar
  • -Një akuzë për shkaktimin me dashje të një kontributi të paligjshëm të korporatës
  • -Një akuzë për të bërë një kontribut të tepërt të fushatës me kërkesën e një kandidati apo fushate

Dënimi i tij është caktuar për në datë 12 dhjetor.  Një mundësi tjetër për të, është se ai mund të lirohet pasi të ketë kryer një kusht prej $ 500,000 (£ 390,000), dorëzimin e pasaportës së tij dhe çdo arme zjarri që ai mund të ketë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTRIMI 1 MILION EURO/ PD: Policia sekuestroi paratë e të vdekurit, po mikut të Taulant Ballës kur do i vijë radha?
Previous article Akoma në “Klan”/ Arjola Shehu zbulon projektin e rradhës dhe na la me "gojë hapur" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT